Një veturë ka goditur një këmbësor pasditen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.


"Sot rreth orës 17:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor", tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se ne rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. /Telegrafi/

137520023 175184847681697 3968981458204059128 n