Një veturë Mercedes-Benz që po vozitej me shpejtësi është përplasur në mënyrë spektakolare në rrugët e Belgjikës, fillimisht duke u ngritur në ajër nëpërmjet një rrethrrotullimi e pastaj duke “fluturuar” përmes murit të një qendre sportive të basketbollit.
Aksidenti i cili u kap nga kamerat e sigurisë, ndodhi vetëm pak pasi kishin përfunduar stërvitjet, dhe lojtarët ndodheshin brenda dhomave të veshjes.
Përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme strukturore në ndërtesë pasi goditi pjesën e sipërme të murit të palestrës, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.
Duke u bazuar Google Maps, distanca në mes të rrethrrotullimit dhe palestrës ishte përafërsisht 50 metra, pothuajse dyfishi i gjatësisë së një fushe basketbolli. Shpejtësia e tepërt ishte padyshim një faktor në përplasje.
Fotot e shpërndara në platformën e rrjeteve sociale Twitter, shfaqin dëme të mëdha si të veturës, ashtu edhe të qendrës sportive – e gjithashtu ilustrojnë edhe distancën në mes të rrethrrotullimit dhe murit të ndërtesës.
Bloody good effort 👏🏻 pic.twitter.com/PJeysXLhKr
— British Matt (@Mattisamazing33) March 31, 2023
Shoferi, i identifikuar si një futbollist, mbijetoi dhe u dërgua në spital, përderisa askush që ndodhej brenda palestrës nuk kishte pësuar lëndime. Mediat lokale raportojnë se shoferi pritet të shërohet plotësisht. /Telegrafi/