Vetëvendosje nesër voton për kandidaturën e Shpend Ahmetit për kryetar të Prishtinës

11:"Patrik Domi
Lëvizja Vetëvendosje njofton se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një të tillë.
“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë.
VV njofton se zgjedhjet e brendshme - një anëtar, një votë - do të mbahen nesër, ditën e diel.
“Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































