LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kundërshton vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Vetëvendosje kundërshton vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvendit, e cila pritej të mbahej sot ku si pikë kryesore e rendit të ditës do të ishte vazhdimi i mandatit të EULEX-it.

Dërguti ka thënë se nuk është e informuar nëse kjo seancë ka dështuar, ose do të mbahet më vonë.

“Në fakt, i vetmi anëtar i kryesisë që është i painformuar jam unë. Prej njoftimit të fundit kur është shtyrë për në orën 11:15, ai ka qenë informacioni i fundit, pas asaj nuk kam pasur informacion nëse do të shtyhet mbledhja ose do të mbahet në një orar tjetër”.


Dërguti ka insistuar se nuk ka një informacion zyrtar nëse do të mbahet mbledhja e Kryesisë sot.

Ajo ka thënë se ajo dhe Lëvizja Vetëvendosje janë kundër vazhdimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë.

“Në fakt, arsyet e kundërshtimit bëhen për motive të ndryshme, Lëvizja Vetëvendosje me partitë që janë në pushtet tani dallojnë pasi Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar ardhjen e EULEX-it se ka qenë heqje dorë e një pjese të sovranitetit duke deleguar kompetencat te EULEX, partitë që janë në pushtet nuk e kanë pasur shumë telashe që ta votojnë dhe të heqin dorë nga sovraniteti”, tha ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherit nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se partitë që aktualisht janë në pushtet tani kanë frikë se po rrezikohen personalisht andaj sipas saj kanë kërkuar zvogëlimin e kompetencave të këtij misioni të huaj në Kosovë.

Ajo nuk ka dashur të komentojë akuzat e AAK-së se Vetëvendosje është kthyer në Kuvendt për t’i shërbyer Qeverisë duke thënë se vëmendja duhet të jetë në kundërshtimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori