Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi e ka quajtur të rrezikshme idenë e hedhur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me shtetin serb.
Qeriqi që ka qenë edhe vet luftëtar i UÇK-së, thotë se betimi i tyre si ushtar ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare, por që kjo nuk ka ndodhur. E tash shprehet skeptik që shteti serb do të pranonte që Kosovës t’i dhuronte Luginën e Preshevës përmes korrigjimit të kufirit.
“I kemi përcjellë ngjarjet e fundit edhe deklarimet e presidentit për ne kanë qenë të paqarta për arsye se ka pasur reagime të shumta nga ana e tij. Mendoj se ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e rrezikshme, sidomos për Kosovën, për arsye se ne të gjithë jemi dëshmitar, e dimë se nga këto bisedime deri më sot që janë zhvilluar me Serbinë, ne nuk kemi përfituar asgjë. Pra, është një ide e rrezikshme, ne jemi njohur nga shumë shtete me këtë territor, kështu që çdo iniciativë në këtë drejtim është shumë e rrezikshme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.
Qeriqi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se si luftëtarë e shohin të rrezikshme që me Serbinë të diskutohen kufijtë e Kosovës, e për këtë arsye ai thotë se nuk e përkrahin idenë e presidentit Thaçi që me shtetin serb të diskutohet për kufijtë e Kosovës.
Përkundër asaj që ai thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse Presheva, Medvegja e Bujanovci do t’i bashkoheshin Kosovës, ai shprehet skeptik se kjo mund të ndodhë.
“Në Preshevë ka pasur luftë, ka qenë një marrëveshje e cila nuk është zbatuar asnjëherë. Ka qenë një marrëveshje dhe nuk është zbatuar. Është bërë një luftë dhe sot ne ta marrim Preshevën, unë nuk kam asnjë besim, do të isha shumë i lumtur që ta marrim Preshevën edhe trojet tjera. Mirëpo, në këtë formë nuk besoj aspak”, ka thënë ai.
Qeriqi ka folur edhe për listat e veteranëve dhe dorëheqjen e prokurorit të shtetit Elez Blakaj që është marrë me këtë lëndë.
Ai bëri të ditur se ka qenë vetë dëshmitar dhe ka pasur besim që ky proces do të shkojë deri në fund.
Po ashtu, ai potencoi se prokurorit Blakaj i kanë dhënë përkrahjen dhe i kanë premtuar se do të bashkëpunojnë me të deri në përfundim të të gjithë procesit.
“Kam pasur një bashkëpunim ose një komunikim të mirë me hetuesit e asaj prokurorie dhe e kam parë një vullnet të tyre në këtë drejtim. Kam shpresuar shumë nga ana e tyre se më në fund prokuroria e shtetit po merret seriozisht me hetimin e këtyre rasteve, për arsye se është keqpërdorur shumë lufta e UÇK-së, kanë përfituar njerëz pa asnjë pikë merite dhe sot e rëndojnë edhe buxhetin e Kosovës, e dëmtojnë edhe moralin e luftëtarëve të UÇK-së. Kështu që ne kemi bashkëpunuar me ta, kur kemi dëgjuar se prokurori Blakaj ka dhënë dorëheqje për neve, ka qenë shqetësuese dhe arsyetimi që ka dhënë ai se ka qenë i kërcënuar është për ne dhe për secilin qytetar shqetësues”, ka thënë Qeriqi.
Sipas Qeriqit, numri i madh i veteranëve që kundërligjshëm kanë fituar statusin, e kanë dëmtuar shumë imazhin e luftëtarit të vërtet.
“Imazhin e luftëtarit e ka dëmtuar shumë, sidomos komisionin qeveritar pasi ai e ka nxjerrë këtë numër, është dëmtuar shumë. Ne kemi shpresuar në prokurorinë e shtetit, mirëpo, pas këtyre deklaratave të prokurorit Blakaj dhe dorëheqjes së tij ma e kemi humbur besimin tek ky institucion se do të zbardhë një të vërtetë dhe do t’i pastroj këto lista”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker