LAJMI I FUNDIT:

Vetëm Sheqerinska, Dimitrov dhe Spasovski të sigurtë gjatë ndërrimit të ministrave

Vetëm Sheqerinska, Dimitrov dhe Spasovski të sigurtë gjatë ndërrimit të ministrave

Pas festës së Pashkëve në Maqedoni do të ketë rikonstruim të Qeverisë së Maqedonisë që deri tani ka pasur rezultat jo të mirë në ekzekutiv dhe mbështetje të zbehtë në Kuvend.

Sipas TV24, vendi i Lëvizjes Besa e udhëhequr nga Afrim Gashi është i garantuar por pritet që të vlerësohen kërkesat dhe ofertat e dy palëve për të marrë pjesë në ekzekutiv. Zv.kryeministri për reforma është i garantuar për ta, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihen ndryshime tjera në Qeveri por një gjë është e sigurtë, se bashkëpunëtorët e Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Nikolla Dimitrov janë të sigurtë.


PDSH-ja është e përjashtuar nga loja për Qeveri me ministra të rinj Maqedonisë. /Telegrafi/