Kamerat e sigurisë brenda një marketi, kanë filmuar një grua duke rrahur në mënyrën më brutale të mundshme mbesën e saj, e cila raportohet se i kishte kërkuar t'ia blejë një çokollatë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në prezencë të vogëlushes, e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë për ta parandaluar dhunën ndaj bijës së saj, transmeton Telegrafi.


Por, kur punonjësit e marketit në Meiyijia në Kinë u munduan ta ndalin, ajo iu drejtuar duke u thënë: "nuk është puna e juaj".

Pamjet janë publikuar nga pronari i marketit, ku shihet foshnja duke u goditur me shkelma e grushta në të gjithë pjesë e trupit. Gruaja e godet plot 23 herë për 28 sekonda.

Pas këtij rasti pronari i marketit i kishte telefonuar policisë dhe ua kishte treguar pamjet, por deri më tani nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/