Vetëm një fitore për kosovarët në Botërorin e boksit

Katër nga pesë përfaqësuesit e Kosovës në kampionatin botëror për të rinj të boksit amator janë eliminuar që në ndeshjet e para.
Valon Ahmeti (55 kg) humbi nga përfaqësuesi i Venezuelës (0:3). Juniori më i mirë i Kosovës, Visar Rexhepi nga kampioni rus, Tumenov Bibert. Fisnik Muharremi në 91 kg humbi (1:2) nga boksieri rus, Shokov Andrej.
Edhe boksierja e vetme, Albulena Gubetini në kategorinë 75 kg u mposht Desmund Christine nga Irlanda, ndonëse ishte në epërsi në dy rundet e para, në atë të tretin pësoi dy herë nokdaun dhe humbi (1:2).
Fitoren e vetme e arriti, Ardit Delijaj në kategorinë deri 81 kg, duke shënuar fitore bindëse (3:0) përfaqësuesit nga Xhamajka, Cambell Omar. Delijaj do të përballet në të tetën e finales me boksierin bullgar, Najdenov Blagoj. /Sporti1/Telegrafi/



















































