LAJMI I FUNDIT:

Vetëm mediat e mbajnë gjallë PDK-në

Si duhet të sillen mediat karshi pushtetit? Kjo është çështje më parë etike sesa gazetareske. Këso çështjesh shtrohen jo vetëm në Kosovë, si shoqëri ende e pazhvilluar edhe medialisht, por edhe në shoqëritë globale që pretendojnë të jenë prijëse në demokraci.

Sido që të jetë, medoemos raporti në mes medias dhe pushtetit, më saktësisht, Qeverisë, duhet të t’fillohet. Nëse jo e tëra, atëherë së paku duhet vendosur ca rregulla, po e përsërisë, më parë etike sesa profesionale ose edhe gazetareske.

Mediat duhet të informojnë. Ky, besoj, është rregulli i artë që shpesh del si i pashkruar sepse, praktikisht, nuk duhet të ketë nevojë. Për të qenë më konkret. E kam thënë edhe disa herë më përpara që isha njëri ndër kritikuesit e vazhdueshëm të ish-qeverisjes LDK-AAK. Atëherë isha kritikuar se këtë po e bëja me qëllim që të rrëzoja atë Qeveri në mënyrë që të sillja PDK-në në pushtet. Asnjëherë nuk i kam trajtuar kritikat e tilla, sepse puna e informimit publik, ku bën pjesë edhe publicistika si pjesë e gazetarisë, lidhet kryekëput me trajtimin e, të themi, ekonomisë, arsimimit, shëndetësisë dhe përplot gjërave të tjera vitale për jetën dhe zhvillimin e shoqërisë. Pra, esenca e gazetarisë është që nuk është me rëndësi se kush e ka pushtetin, pra kush e drejton Qeverinë përderisa ajo drejtohet mirë. E tash, atëherë ishte e vështirë t’i jepej notë kaluese Qeverisë LDK-AAK. E njëjta po vlen edhe për qeverisjen e sotme PDK-së me aleatë shumë.


Nuk është me rëndësi fakti që qeverisja me pushtetin e PDK-së nuk po mundet të realizojë premtimet e dhëna. Po ashtu, deri në një masë kritike, nuk është me rëndësi që qeverisja e PDK-së po merr prirje të natyrshme të ndajë Kosovën. Ajo që jam i interesuar, si shumica e qytetarëve të Kosovës, është pse pushteti i PDK-së po e ushqen korrupsionin, sepse për luftë kundër saj as që po bëhet fjalë.

Në të gjitha këto pyetje që kërkojnë përgjigje, zgjidhja po del ajo e mesmja – mediat. Shumica e mediave në Kosovë janë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në duart e pushtetit. Pushtetin e gjen në të gjitha këto media. Nuk e besojë që ia vlen të renditen se cilat janë ato media sepse publiku veç është i njohur me to. Ky publik di të bëjë dallimin.

Kështu, kur bëhet fjalë për mediat, pushteti i PDK-së i ka dy probleme, më duhet të them, të përsëritshme. E para është që PDK vazhdimisht po tenton që pushtetin ta mbajë përmes mediave e jo përmes punës, rezultateve pozitive nga qeverisja. Sepse, në këtë kuadër, mediat do ta bënin punën vet natyrshëm. Si shtesë e kësaj, pushteti i PDK-së po ka prirje të vazhdueshme që “të njollosë” të gjithë kritikuesit, jo vetëm opozitën. Dhe e dyta është që mediat pro-pushtetit po promovojnë vazhdimisht pozicione pozitive për pushtetin e PDK-së edhe atëherë kur ky pushtet po gabon rëndë, siç është, për shembull, marrëdhënia me korrupsionin.

Dua të them, nëse pushteti deklaron, ta zëmë, që korrupsioni po luftohet atëherë, natyrshëm, mediat e përçojnë këtë deklarim. Por, mediat e pushtetit po shkojnë edhe më tej duke marr qëndrim anti-kritikues kundrejt kësaj deklarate. Dhe, në këtë mënyrë, duke dashur të mbrojnë pushtetin ose edhe ta promovojnë, ato, në fakt, po shkojnë dhe po e fundosin këtë pushtet edhe më shumë.

Edhe një herë. Këto gabime të pushtetit në raport me median dhe publikun po dalin gabime që po përsëriten vazhdimisht. Të njëjtën praktikë e përdori edhe LDK-ja edhe AAK-ja. Po ashtu, edhe mediat pro-pushtetit po e bëjnë gabimin e njëjtë. Sepse është e pamundshme që me muaj të tërë nuk lexon asnjë kritikë me argumente të shëndosha kundrejt qeverisjes (jo pushtetit, jo PDK-së).

Mirë. U kuptua që nuk dua të them që në pushtetin e PDK-së nuk mund të gjesh absolutisht asgjë të mirë. Por, nuk është fjala për të mirat ose të këqijat e Qeverisë së PDK-së me aleatë shumë. Fjala është që publiku duhet të informohet edhe atëherë kur qeverisja mund të ketë momente kur nuk mund të prodhojë as efikasitet e as efektivitet. Pra, puna është që gazetaria duhet të përpiqet që këto momente të mos na shndërrohen në jetë të tërë. Sepse ka tregues që kjo shoqëri e ka kaluar edhe fruthin e quajtur komunizëm edhe atë të quajtur diktaturë. Apo jo?

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori