LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm me Kosovën jo” – kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët

“Vetëm me Kosovën jo” – kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët

Kapiteni i Rumanisë, Nicolae Stanciu, nuk dëshiron tjera përballje me Kosovën, pasi gjasat për një përballje tjetër janë të mundshme dhe atë që në shortin për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Ky short do të tërhiqet më 13 dhjetor dhe me shumë mundësi Kosova do të jetë vetëm në vazon e katërt, kurse Rumania në vazon e dytë.

Stanciu uron të mos u bie Kosova, kurse preferon të shmangë edhe Zvicrën, ku kapiten është Granit Xhaka.


“Nga vazo 1, Itali ose Portugali. Dua të sigurohem që të kemi një goditje për vendin e parë. Kështu mendoj. Me Zvicrën, jo”.

“Nga vazoja e katërt, të gjitha vetëm Kosova jo. Të gjitha skuadrat janë afërsisht të niveli të njëjtë, përveç Kosovës dhe ndoshta pak edhe Bullgarisë. Mua më Bullgaria dhe Kosova janë pak më lart se të tjerat në vazon e katërt”, deklaroi Stanciu për “DigiSport”.

Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Lexo po ashtu Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova

Ndeshjet mes Kosovës dhe Rumanisë janë përcjellë me shumë incidente në tribuna, ku UEFA së fundmi e regjistroi ndeshjen e ndërprerë me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të Rumanisë, ndërsa gjobiti federatën rumune me plot 128 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues. FFK-në e dënoi me 6 mijë euro.

“Ne e dimë se ka vende në Evropë që nuk takohen dhe ne gjithashtu pyetëm pse vazhdojmë të luajmë me ta, aq më tepër që Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës”, kishte deklaruar Stanciu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori