Vetëm 8 për qind e buxhetit për investime kapitale, planifikohet për fshatra të Lipjanit

Kuvendi Komunal në Lipjan ka mbajtur mbledhjen e rregullt të enjten, në të cilën është miratuar planifikimi i shpenzimeve buxhetore për vitet 2025-2027. Për vitin 2025 kjo komunë ka planifikuar të shpenzoi 24 milion e 987 mijë euro duke përfshirë, investimet kapitale, investimet në shëndetësi, arsim, mallra dhe shërbime, paga dhe kategori të tjera.
Kjo komunë me kohë i ka përfunduar dëgjimet buxhetore nëpër fshatra për ta hartuar listën e projekteve kapitale, por pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë zakonisht minimale.
Ndërkohë në mbledhjen e së enjtes, ekzekutivi është akuzuar se ka ndarë minimalisht buxhetin për projekte kapitale në lokalitete.
Alban Slihu, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kryetari i Komunës është përgjigjes i diskriminimit të hartimit të buxhetit me arsyetime se disa projekte jetësore për qytetarët kanë mbetur pa u futur në këtë buxhet. Ai ka shpjeguar se për çdo vjet po përsëriten gabimet e njëjta të buxhetit duke e cilësuar si jo gjithëpërfshirës dhe diskriminues.
“Si mos të jetë diskriminues planifikimi i një buxheti ku prej rreth 7 milion euro të planifikuara për investime kapitale, vetëm 570 mijë euro janë planifikuar për fshatrat e komunës. Kthyer në përqindje vetëm 8 për qind e buxhetit për investime kapitale është menduar për fshatra. Këtu nuk përfshihen dy stadiumet famëkeqe për shkak të investimit aty se si është bërë. Dihet se rreth 88 për qind e popullsisë së komunës së Lipjanit jetojnë nëpër fshatra del se buxheti për ta i menduar është planifikuar vetëm 8 për qind. Diskriminim flagrant”, ka thënë Salihu.
Lulzim Rrustemi, kuvendar nga radhët e PDK-së, ka thënë se viti 2025 është kapital dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune, prandaj aprovimi i buxhetit ka peshë të veçantë për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, ndërtimin dhe ekzistencën e qytetarëve.
“Viti 2025 Lipjanin e pret vetëm me 20 mijë euro investime në fushën e Arsimit, por ne mendojmë se nuk është rregulluar çështja e arsimit në Lipjan sepse kemi pasur kërkesa për ndërtimin e një shkolle fillore dhe sot e tutje arsimi në Lipjan është i ngulfatur. Transferimi i nxënësve në shkollën e mesme nuk po funksionon pavarësisht premtimeve. Tek, uji i pijshëm për vitin 2025 e kemi vetëm një investim të një aneksi në Sllovi. Ky fshat prej vitesh nuk e ka ujin e pijshëm dhe është investim i mirë po çfarë keni bërë për rajonet tjera si Ribari, Kraishta , Topliqani, Bujani, Bregu i Zi, Hallaqi e të tjera që janë pa ujë të pijshëm prej vitesh”, ka thënë Rrustemi.
Në anën tjetër Latif Ramadani, drejtor për Buxhet e Financa në Komunën e Lipjanit, ka sqaruar se aq sa ka pasur propozime nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore janë futur në listën e projekteve kapitale. Sipas tij, rreth 70 projekte kapitale do të realizohen sipas planifikimit të buxhetit dhe një pjesë tjetër planifikohet pasi komuna t’i marrë rreth 2 milion euro të tjera nga granti i përformancës.
Ramadani më tej ka sqaruar se buxheti në total për vitin 2025 është 24 milion e 897 mijë euro, ndërkaq, mjetet nga këto do të ndahen në paga dhe mëditje në vlerë prej 12 milion 779 mijë euro, mallra dhe shërbime 3 milion e 761 mijë, shërbime komunale 450 mijë, subvencione dhe transfero një milion e 120 mijë euro dhe investime kapitale 6 milion e 786 mijë e 819 euro.
“Ata që kanë marrë pjesë në dëgjime buxhetore kanë dhënë kontribut, pjesa më e madhe e atyre kërkesave janë implementuar në këtë tabela. Janë 70 projekte dhe jemi munduar ta bëjmë një përfaqësim për të gjitha lokalitetet, pjesa tjetër që nuk kemi mundur ta përfshijmë, janë edhe projekte tjera me grantin e përformances që do ta marrim. Ky grant është vonuar nga niveliu qendror dhe aty presim që t’i përfitojmë mbi 2 milion euro për përformancë të mirë të qeverisjes sonë”,ka thënë Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon Rama: Protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç bëjnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës

Vazhdon greva e kompanive të linjës së autobusëve Podujevë-Prishtinë

Ndërtimi i objektit për të moshuarit në Podujevë, Bulliqi: Vend ideal për qëndrim ditor

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës