Nga dita e djeshme kur ka nisur vaksinimi i personave me dializë në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e kanë marrë 26 persona, ndërsa deri në mesditën e sotme janë vaksinuar 14 pacientë të pacientëve të kësaj kategorie. Ndërsa, vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar 38 persona gjithsej.
Në të njëjtën kohë në Kosovë po vazhdon edhe vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare, koordinator i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se deri tani janë vaksinuar 1334 persona përfshirë edhe ata me dializë.
Bardhi thotë se qytetarët që po vaksinohen nuk kanë pasur ndonjë shqetësim pasi morën vaksinën.
“Edhe sot kemi vazhduar me vaksinimin e tri kategorive tek pacientët me dializë, tek grupmoshat që janë mbi 80 vjeç dhe për profesionistët shëndetësorë. Aktualisht deri në këto çaste (ora 12:00) që ne flasim janë të vaksinuar gjithsej 38 persona, ku prej tyre 14 janë pacientë me dializë, ndërsa pjesë janë mbi moshën 80-vjeçare dhe profesionistë shëndetësorë. Nëse i referohemi numrit total nga kjo periudhë kur kemi filluar aktualisht i kemi 1334 të vaksinuar flasim për moshën mbi 80-vjeç përfshirë tani dhe kategorinë me personat me dializë. […] Aktualisht deri më tani persona me dializë të vaksinuar janë 26, dje dhe sot. Fatbardhësisht deri në këtë moment çdo gjë ka shkuar mirë “, tha ai, raporton KosovaPress.
Bardhi njoftoi se 105 banorë dhe personel mjekësor në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë tashmë kanë marr dozën e parë të vaksinës Astra-Zeneca.
Ndërsa, Ramadan Seferaj pasi e mori vaksinën tha se po ndjehet mirë, duke shtuar se është regjistruar një javë më herët për t’u vaksinuar në aplikacionin E-Kosova.
“Shumë mirë jam. Kurrfarë sëmundje nuk kam. Jam 80-vjeçar. Ne edhe kemi aplikuar para 1 javë, vaksinën duhet patjetër ta marrim” , tha ai.
Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot e mori edhe Istref Tahiri i cili është afër të 80-tave. Ai thotë se nuk ka hezituar të vaksinohet, madje thotë se secili duhet ta marrë vaksinën.
“Shumë mirë (po ndjehem). Kurrë nuk kam pasur, as nuk kam qenë i sëmurë, i kam 79 vjet e dy muaj. Nuk kam hezituar të vaksinohem. Vaksinat gjithkush duhet të merren”, tha Tahiri.
Përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se nga nesër, 16 prill 2021 dhe më 17 dhe 18 prill në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.
Kosova po vazhdon tutje shpërndarjen e 24 mijë dozave të vaksinës kundër COVID-19, të cilat në Kosovë arritën më 28 mars. Me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca mundësi të vaksinimit kanë pasur profesionistët shëndetësorë, personat mbi moshën 80-vjeçe dhe ata me sëmundje kronike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe