Zakonisht yjet e muzikës dhe të ekranit duken shumë më të rinj se mosha që kanë në të vërtetë.
Prandaj nëse jeni pyetur se sa vjet i kanë protagonistët tuaj të preferuar, Telegrafi jua sjell me anë të fotografive.
Këngëtarja e bendit “No Doubt”, Gwen Stefani, është nënë e tre fëmijëve dhe ka 46 vjet.
Aktorja hollivudiane me origjinë meksikane, Salma Hayek, më 2 shtator do të mbushë 50 vjet.
Derisa për ish-burrin e saj, Brad Pitt, koha duket se “ka ndalur”, aktorja e bukur, Jennifer Aniston, tashmë e ka festuar ditëlindjen e 47-të.
Besoni ose jo, fituesja e Oscarit, Halle Berry, më 14 gusht do të mbushë 50 vjet.
Aktorja kanadeze, Rachel McAdams, u bë e famshme botërisht pas filmit “The Notebook”. Asokohe, ajo ishte 25 vjeçe, ndërsa tash i ka 37 vjet.
Zemërthyesi hollivudian, Keanu Reeves, në shtatorin e kaluar i ka mbushur 51 vjet.
Aktori dhe frontmeni i grupit “30 Seconds to Mars”, Jared Leto, i ka mbushur 44 vjet.
Reperi dhe producenti, Pharrell Williams, në prill i ka mbushur 43 vjet.
Dhe natyrisht, treshja e hamshorëve – Tom Cruise (53 vjeç), Brad Pitt (52 vjeç) dhe Johnny Depp (53 vjeç) – të cilët plakja i ka harruar. /Telegrafi/