Pas mungesës pesëvjeçare, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të kthehet te kombëtarja e Suedisë.

Përkundër moshës së tij, 39-vjeçari ka qenë në formë të mrekullueshme në vitin e fundit me Milanin dhe kjo e ka bindur përzgjedhësin Janne Andersson që ta rikthejë në përfaqësuese.


Ndërsa në një konferencë për shtyp me rastin e rikthimit të tij, Ibra nuk ka arritur t’i mbajë lotët – diçka që pakkush mund ta ketë pritur nga ai kur kihet parasysh karizma që ka.

Ndryshe, Suedia bën pjesë në Grupin B kualifikues së bashku me Kosovën, Spanjën, Gjeorgjinë dhe Greqinë.

Kjo do të thotë se më 28 mars, mund ta shohim sulmuesin veteran duke luajtur në Prishtinë kundër Përfaqësueses tonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app