Prezantuesja, manekinia dhe stilistja, Alexa Chung, është e pranishme në skenën e modës për më shumë se një dekadë dhe u është besnike pjesëve klasike që vesh në stilin e saj të njohur

Këtë stil nuk mund ta përshkruanim si monoton apo të rreptë, por është një kombinim i suksesshëm i elegancës parisiane, humorit britanik, klasikëve dhe rock and roll-it, transmeton Telegrafi.


Kur shikojmë fotot e saj ndër vite, ndonjëherë është e vështirë të përcaktojmë se kur janë realizuar, gjë që është një shenjë se Alexa ka gjetur stilin e saj dhe i ka qëndruar besnike dhe, këto 5 pjesë kyçe i vesh dhe i kombinon zakonisht.

Këmishë të bardhë

Pjesa bazë e veshjes është krejtësisht e papritur në kombinimet e mbrëmjes dhe Alexa tregon se si mund të duket elegante dhe joshëse me kostume dhe fustane lëkure.

1aaa

1cccaba95ff912b01529be16d0f2ecbc9cf

Mini funde

Pjesa ultra elegante duket edhe më mirë në versionin e Alexa-s - në stilin e vërtetë britanik, ajo nuk vesh çorape najloni, dhe i kombinon me sandale, baletane dhe çizme.

2bbbb

2cccc

Pallto me dy radhë pullash

Ngjyra bezhë ose leshi deveje, një pallto me dy radhë pullash që arrin deri në gjunjë shkon absolutisht – me gjithçka!

2dddd

2eeee

2fff

Fustanet femërore

Dantella apo perishane, por edhe modelet delikate në materiale të tejdukshme janë kodi i dresit të zakonshëm i fanellave për raste formale dhe Alexa di si t'i bëjë ato pak më argëtuese.

3aaaa

3bbbb

3cccc

/Telegrafi/