LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Vushtrrinë e presin ndryshime edhe më të mëdha në katër vjetët e ardhshëm me qeverisjen e PDK-së

Veseli: Vushtrrinë e presin ndryshime edhe më të mëdha në katër vjetët e ardhshëm me qeverisjen e PDK-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë të kësaj komune.

Para tyre ata kanë shpalosur platformën e Forcës së Ndryshimit për Vushtrrinë.

Kryetari Veseli theksoi se me qeverisjen e PDK-së në këto dy mandate ka pasur ndryshime të mëdha në shumë sfera dhe ky ndryshim do të vazhdojë edhe me kryetarin e ardhshëm, Ferit Idrizi.


“Reformat ekonomike që do i nisim do t’i ndihmojnë bizneset ekzistuese dhe ato të reja që të rrisin numrin e të punësuarve. Vushtrria do ta vazhdojë ndryshimin me qeverisjen e mirë të PDK-së”, ka thënë kryetari Veseli.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën e përgjithshme të qytetit dhe në fshatrat e Vushtrrisë, për të përmirësuar edhe më shumë jetën e banorëve.

Kryetari i deritanishëm i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, e ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen në realizimin e shumë projekteve për qytetin e Vushtrrisë dhe ka shprehur përkrahjen për kryetarin e ardhshëm të Vushtrrisë, për të vazhduar ndryshimet pozitive atje.

Kandidati për Kryetar të Vushtrrisë, Feri Idrizi, ka thënë se ndryshimet në këtë komunë do të vazhdojnë.

“Ne do të sjellim edhe më shumë projekte zhvillimore për qytetarët tanë, në zhvillim ekonomik, me fokusim te bujqësia, mirëqenia sociale, kultura dhe sporti po ashtu”, ka thënë ai.

Këtë platformë ata e kanë shpalosur edhe dorë-më-dorë nëpër qytet në takime me qytetarë dhe me vizita nëpër biznese të vogla dhe të mesme. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Kalo në kategori