LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron Malin e Zi në 10-vjetorin e pavarësisë

Veseli uron Malin e Zi në 10-vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët malazezë për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë, duke thënë se shpallja e pavarësisë së Malit të Zi, i hapi rrugë edhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës dëshiroj të uroj fqinjët tanë malazezë për dhjetëvjetorin e pavarësisë.


Populli shqiptar në Malin e Zi luajti një rol vendimtar sepse e mbështeti njëzëri referendumin për Pavarësinë e Republikës së Malit të Zi duke dëshmuar se ka përqafuar vlerat më të mira evropiane të dialogut dhe konstruktivitetit. Krijimi i shtetit të ri të pavarur të Malit të Zi ka kontribuar në krijimin e frymës së fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe në përshpejtimin e demokratizimit dhe integrimit euro-atlantik të mbarë rajonit tonë. Po ashtu i hapi rrugën edhe pavarësisë së Kosovës duke shuar çdo nostalgji apo iluzion ndërkombëtar për një rimëkëmbje të ndonjë federate jugosllave.

Me njohjen që i ka bërë Kosovës dhe me mbështetjen që na ka dhënë në çdo nismë ndërkombëtare, Mali i Zi është dëshmuar një aleat i palëkundur yni.

Ne përshëndesim ftesën e marrë për anëtarësim në NATO dhe shohim me vëmendje e gëzim çdo avancim të Malit të Zi në proceset e zhvillimit të demokracisë dhe ekonomik si dhe realizimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave të cilat janë kriteret bazë të integrimit evropian. Çdo hap përpara në këto drejtime do të thotë përmirësim i jetës dhe të drejtave të bashkombasve shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në këtë shtet, do të thotë progres për popullin mik malazez si dhe do të thotë që mbarë rajoni është më i paqtë dhe i begatë” (sic), ka shkruar Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori