LAJMI I FUNDIT:

Veseli: T’u japim grave hapësirën që u takon

Veseli: T’u japim grave hapësirën që u takon

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë, të udhëhequr zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu.

Kryetari Veseli dhe përfaqësueset e grave të këtij sektori, diskutuan për pozitën dhe rolin e gruas në institucioneve që prekin segmentin e sigurisë, sfidat dhe problemet me të cilat ato përballen.

Veseli vlerësoi lart punën dhe angazhimin e grave në secilën pozitë që ato ushtrojnë, duke konfirmuar përkushtimin e tij për të mbështetur avancimin e rolit të tyre në secilin segment institucional dhe shoqëror të vendit.


Me theks të veçantë, Veseli çmoi përkushtimin e grave që punojnë në sektorin e sigurisë, të cilat, sipas tij, japin mesazhin e fuqishëm se gruaja është e denjë dhe mund të përballojë sfidat në çdo sferë të jetës shoqërore dhe institucionale.

Duke e falënderuar kryeparlamentarin Veseli për përkushtimin e tij të theksuar në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas shoqëri dhe në vendimmarrje në veçanti, drejtuesja e Grupit, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e njohu atë me angazhimet e këtij grupi në evokimin e të drejtave dhe forcimit të pozitës së grave që punojnë në sektorin e sigurisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori