LAJMI I FUNDIT:

Veseli thotë se demarkacioni kalon nesër, llogarit në votat e VV-së

Veseli thotë se demarkacioni kalon nesër, llogarit në votat e VV-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pret që të mërkurën do të votohet ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se beson që deputetët do të jenë të ndërgjegjshëm për kohën e humbur dhe t’i japin drejtim perspektivës europiane të vendit.

“Ne kemi përcaktim të qartë evropian dhe perëndimor. Nesër do ta votojmë demarkacionin, që forcon sovranitetin e vendit dhe i hap perspektivë vendit drejt Bashkimit Europian. Jam shumë i sigurt në reflektimin e të gjithë kolegëve deputetë, veçanërisht sepse nesër do të kemi një vizitë historike, meqë vijnë dy zyrtarë të lartë europianë”, tha Veseli, në Zona B në Klan Kosova.


“Nuk ka asnjë arsye për shtyrje, por ka mijëra arsye për të kaluar. Janë tre vjet të humbura, për një çështje e cila do të duhej të kalonte para tre vjetësh. Nesër do të ndahen ata që janë për perëndimin me të tjerët që kanë gjuhë populiste. Kjo duhet të ndodhë. Jam duke punuar fort me të gjithë kolegët për këtë gjë”.

“Çështja e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është e përfunduar. Mos votimi hipotetik nesër do të ishte vetëm dëm, por marrëveshja do të kalohet në kuvend”, tha ai.

Sa i përket bisedës që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pasur me kancelaren gjermane Angela Merkel, për këtë çështje, ai ka theksuar se për çështje të Kosovës vendos shumica.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Vendimet i merr vet. Nesër duhet ta votojmë të gjithë këtë marrëveshje, si pozita, ashtu edhe opozita. Ata të cilët e kanë patriotizmin në shpirt dhe që e duan vendin shtet të pavarur dhe sovran nesër duhet ta votojnë demarkimin e kufirit”.

Veseli më tutje ka nënvizuar se pret mbështetje edhe nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët mund të votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshje, pas aneksit të dakordësuar mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi.

“Unë besoj tek një orientim i fuqishëm pro-perëndimor dhe ka informacione se ka individë brenda Lëvizjes Vetëvendosje që janë të gatshëm të votojnë për këtë marrëveshje, veçanërisht pas marrëveshjes mes dy presidentëve. Pra dy e më shumë deputetë nga ky subjekt politik”.

“Nesër patriotizëm është të votohet marrëveshja dhe rreshtimi bashkë me partnerët tanë. Pastaj sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik”.

“Do të ishte gabim i pafalshëm po të mos shfrytëzohej në mënyrën më të mirë dita e nesërme, si dhe dëm që u bëhet qytetarëve të vendit”, tha kryeparlamentari.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori