LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Delawien: Nesër, momenti i fundit për ratifikimin e demarkacionit

Veseli takon Delawien: Nesër, momenti i fundit për ratifikimin e demarkacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën e nesërme plenare ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave.

Veseli e ka informuar Ambasadorin Amerikan për takimet dhe konsensusin e arritur mes subjekteve politike të pozitës dhe një pjesë të opozitës për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit.

Veseli u shpreh optimist se marrëveshja e cila do t’i hapë rrugë lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen do të miratohet në seancën e së mërkurës.


Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasadori Delawie u pajtuan se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje, për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Ambasadori Amerikan e ka vlerësuar rolin e Kryeparlamentarit Veseli në gjetjen e konsensusit brenda spektrit politik, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori