LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon ambasadorin Delawie, zotohet se nuk do ta zhbëjnë Specialen

Veseli takon ambasadorin Delawie, zotohet se nuk do ta zhbëjnë Specialen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Sipas komunikatës nga ky takim, ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Në takimin e kryetarit Veseli dhe ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes  nacional.


Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjek agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.

Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.​/Telegrafi/