LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi homologun slloven, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Veseli takoi homologun slloven, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Slloveni, ku po merr pjesë në takimet e SEECP-së, është pritur paraprakisht në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Milan Brglez.

Në këtë takim, të dy homologët diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror midis Kosovës dhe Sllovenisë në të gjitha fushat, veçanërisht në rrafshin ekonomik, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve.

Kryeparlamentari slloven e siguroi kryetarin Veseli për mbështetjen e plotë të Sllovenise në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në procesin për liberalizimin e vizave.


Ishte konkludim i përbashkët se perspektiva euro-atlantike është rruga më e mirë e bashkëpunimit, për të fuqizuar demokracinë, stabilitetin, paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin regjional.

Brglez përgëzoi kryetarin Veseli për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një hap i madh në ecjen përpara.

Në takim u diskutua edhe kërkesa e kryetarit Veseli që Kosova të kryesojë SEECP-në në periudhën kohore 2019/2020.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi shtetin mik të Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në të gjitha fazat, ndërsa konsideroi se kjo përkrahje vazhdon të mbetet e nevojshme edhe në të ardhmen, në proceset të cilat Kosova i ka para vetes.

Kryetari Veseli çmoi shumë mundësinë që kanë institucionet e Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga përvoja legjislative sllovene.

“Bashkëpunimi ndërparlamentar me Slloveninë, ofron mundësi të reja edhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori