Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-ShBA, Memli Krasniqi, kryeparlamentari Veseli ka takuar sot homologen e tij, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Iowa-s, Linda Upmeyer.
Në takim u bisedua për partneritetin mes dy shteteve në shumë fusha.
Veseli tha se bashkëpunimi në fushën e sigurisë, bujqësisë dhe arsimit ka qenë deri më tani tejet i frytshëm. Në këtë drejtim, ai shprehu interesimin që të ketë bashkëpunim mes të dy parlamenteve.
Kryetari Veseli e ftoi zonjën Upmeyer për vizitë në Kosovë, te cilën ajo e pranoi me shumë kënaqësi.
Kryetarja Upmeyer vlerësoi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Iowa-s dhe shfaqi gatishmërinë e saj që të thellohet ky bashkëpunim.
Më pas, Veseli ka takuar Sekretarin për Bujqësi të Iowa-s, Mike Naig.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm që të dy shtetet kanë pasur në fushën e bujqësisë. Kryetari Veseli falënderoi sekretarin Naig për mbështetjen qe autoritetet e Iowa-s i kanë dhënë bujqësisë në Kosovë përmes sjelljes së ekspertëve të ndryshëm për të ndihmuar në rritjen e prodhimit bujqësor në Kosovë.
Ai theksoi se bashkëpunimi midis dy të vendeve, në fushën e bujqësisë, duhet të vazhdojë.
Nga ana e tij, sekretari Naig vlerësoi partneritetin e deritanishëm mes Kosovës dhe Iowa-s dhe shprehu gatishmërinë që mbështetja për bujqësinë në Kosovë të rritet.
Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe zëvendëssekretarin e Shtetit të Iowa-s, Michael Ross, si dhe senatorë të ndryshëm të këtij shteti.
Po ashtu, kreu i Kuvendit u prit në një takim të veçantë edhe nga kryeprokurori i Iowa-s, Tom Miller.
Në këto takime është biseduar për partneritetin midis dy vendeve, duke theksuar interesimin që të ketë edhe më shumë programe që forcojnë lidhjet midis dy vendeve, në veçanti projekte që kanë të bëjnë me programe të ndryshme studimi për të rinjtë nga Kosova, si dhe hapa të tjerë që ndihmojnë avancimin e komunave të Kosovës në qeverisjen lokale.
Kryetari Veseli do të ketë sot takime edhe në Gardën Kombëtare të Iowa-s, si dhe institucione të tjera akademike dhe ekonomike. Vizitën e tij në SHBA, Veseli do ta vazhdojë edhe në Washington dhe New York, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk