Veseli: Qëndrimi i PDK-së është i qartë, Marrëveshja për Demarkacionin duhet të kalojë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për ta dërguar në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Veseli thotë se marrëveshja duhet të kalojë dhe vota e PDK-së është pro.
"Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.
Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave", shkruan Veseli. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































