LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Prishja e raporteve me Amerikën lë pasoja më të mëdha se coronavirusi

Veseli: Prishja e raporteve me Amerikën lë pasoja më të mëdha se coronavirusi

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos veprim të duhur në raport me gjendjen e krijuar si pasojë e koronavirusit në vend dhe në raport me marrëdhëniet me aleatin strategjik SHBA-në.

Ai në një postim në Facebook shkruan se situata e krijuar nga pandemia në vendin tonë është shumë komplekse dhe do të ketë konsekuenca shumëdimensionale, ndërkohë që Qeveria nuk po mund ta kuptojë rolin e vet në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Veseli thotë se në situatën aktuale Kosova, përveç pasojave momentale, do t’i ketë edhe pasojat afatgjate për të ardhmen, në kontekstin ekonomik dhe politik.


“Shumë ndërmarrës, punëtorë, prodhues, hotelieri, tregti, nëse lihen kështu si deri më sot dhe nuk ndihmohen me një plan të qartë, të shpejtë dhe konkret, mund të dëmtohen rëndë nga ky injorim i Qeverisë së Kosovës”, shkruan Veseli.

I pari i par tisë më të madhe opozitare kujton se shtetet e fuqishme menjëherë kanë fokusuar programet e tyre qeverisëse në parandalimin dhe sanimin e pasojave fatale për ekonominë dhe shtetin e tyre në të ardhmen, dhe se një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Qeveria e Kosovës.

“Qeveria jonë dhe kryeministri, duhet ta kuptojnë se kjo është detyra e tyre para qytetarëve. Ekonomia dhe bizneset e vendit tonë nuk duhen injoruar, nuk duhen harruar, nuk duhet lënë pa ide dhe vendimmarrje në këtë situatë, siç po ndodh aktualisht”, ka thënë Veseli.

Për më tepër, ai ka vënë theksin edhe në marrëdhëniet Kosovë-SHBA, duke thënë se antiamerikanizmi i Qeverisë Kurti po i shkatërron këto marrëdhënie dhe po i largon investitorët amerikanë nga Kosova.

“Kjo mund të jetë me pasoja shumë më të rënda e më të mëdha sesa koronavirusi. Sidomos tash, kur na është bërë e ditur sa vlen ndihma e miqve në kohë të vështira. Kjo Qeveri dhe ky kryeministër duhet të punojnë mirë dhe mençur, e të mos e rrezikojnë vendin”, ka thënë  Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori