LAJMI I FUNDIT:

Veseli për letrën e Donald Trump: Mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj

Veseli për letrën e Donald Trump: Mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj… edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli thotë se thirrja e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit në Dialog, për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka ftuar sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojnë Kosovën.


Postimi i plotë i Veselit:

“Letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ftoj edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojmë Kosovën.

Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori