LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafellë

Veseli: Pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafellë

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për Trepçën, në hollin e Kuvendit është hapur ekspozita “Kristalet e Trepçës”, ku janë ekspozuar disa nga mineralet, pasuritë e nëntokës së Kosovës.

Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite, ishin dhe studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe nxënësit e gjimnazit të Prizrenit, të cilët bartnin dhe pajisjet e punëtorëve të Trepçës, si uniformat dhe helmetat.

Vonesa prej dhjetë minutave e kryeparlamentarit Kadri Veseli, bëri që nxënësit e gjimnazit të Prizrenit të largohen dhe holli të zbrazet vetëm pak minuta para arritjes së Veselit.


Por me insistimin e zyrtarëve të Kuvendit, një pjesë e nxënësve u kthyen në holl, pas arritjes së Veselit.

E kryeparlamentari Kadri Veseli i cili bëri hapjen e kësaj ekspozite tha se ndihet krenar, pasi që gjiganti ekonomik i Kosovës “Trepça”, tanimë e ka rrugëtimin e saj të sigurt dhe se pasuria e nëntokës së Kosovës, nuk do të mbetet më në zgafella.

“Nga dita e nesërme, kur do të futet në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e Kosovës, pasuria e nëntokës së Kosovës, nuk do të mbetet më në zgafella”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Veseli po ashtu tha se mesazhi i kësaj ekspozite, është se Kosova është e pasur, do të zhvillohet fuqishëm ekonomikisht dhe se njerëzit në këtë vend nuk do të jenë të varfër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Kalo në kategori