LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Partneritet special mes Kosovës dhe Iowa-s

Veseli: Partneritet special mes Kosovës dhe Iowa-s

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Iowa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga gjenerali Timothy Orr.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për modalitetet e bashkëpunimin në të ardhmen.

Veseli falënderoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe shtetin e Iowa-s në përgjithësi, për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës në fushën e sigurisë, sidomos në përgatitjen e kuadrove ushtarakë.


Veseli tha se mbështetja ushtarake për Kosovën është e nevojshme, sidomos tani kur ajo po ndërton kapacitetet e saj të plota ushtarake.

Gjenerali Timothy Orr, nga ana e tij, ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën.

“Jam i nderuar të takoj kryeparlamentarin Veseli dhe ta falënderoj për përkrahjen e tij për këtë marrëdhënie të veçantë mes shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës. Angazhimi i tij demonstron përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e partneritetit ndërmjet sektorëve kritikë që përfshijnë edukimin, biznesin dhe agrikulturën, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi gjenerali Orr. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori