Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Strasburg për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli është pritur sot në takim të posaçëm nga kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, me të cilin ka diskutuar për hapat që pritet të ndërmerren gjatë muajve në vijim, për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.
Kreu i Kuvendit të Kosovës ka marrë zotimin e kryetarit të Parlamentit Evropian se janë të gatshëm të procedojnë me vendimin e eurodeputetëve, sapo Komisioni Evropian të dalë me raportin pozitiv për vizat.
“Jam i lumtur të konfirmoj pohimin e presidentit të Parlamentit Evropian se do të kemi përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është një lajm shumë i mirë. Ne po presim raportin pozitiv në fund të këtij muaji, në të njëjtën kohë pastaj në Parlamentin Evropian do të marrim përkrahjen e nevojshme pro lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë. Ky është një rrugëtim në disa hallka dhe ne po sensibilizojmë të gjithë akterët në mënyrë që këtë vit qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza gjatë këtij viti”, tha Veseli pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka informuar kreun e Parlamentit Evropian për zhvillimet politike në Kosovë dhe për reformat e nevojshme qe po ndërmarrin institucionet e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.
Veseli tha se Kuvendi i Kosovës shqyrton me prioritet të veçantë dhe miraton të gjitha projektligjet që dalin në procesin e integrimeve dhe ka komisionin e posaçëm që trajton përputhshmërinë e të gjitha ligjeve me ligjet e Bashkimit Evropian.
Kryetari Veseli falënderoi Tajani dhe Parlamentin Evropian në përgjithësi, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj.
Kreu i Kuvendit potencoi vendosmërinë e Kosovës për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën euro-atlantike, si prioritet nacional, për të cilin ekziston konsensus i plotë midis subjekteve politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze