LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Orientimi im është te njerëzit ndërmarrës dhe inovatorë

Veseli: Orientimi im është te njerëzit ndërmarrës dhe inovatorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vizituar një prej bizneseve më të mëdha prodhuese, fabrikën e mobileve “Palma” në Gjilan, e cila shumicën e produkteve i eksporton në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryetari Veseli tha se fabrika “Palma” është shembull i suksesit, ndërmarrësisë, i punës dhe shtetit.

“Kosova ka patriotë, ka shtet, ka sovranitetin e integritetin e saj. Asaj aktualisht i mungon ndërmarrësia e fuqishme. Por, njerëz si Ekremi janë duke na dhënë shembull se Kosova ka shpirt ndërmarrësie, ka mundësi dhe potencial të jashtëzakonshëm të zhvillimit. Orientimi im është te njerëzit ndërmarrës dhe inovatorë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.


Ai tha se ky do të jetë orientimi i institucioneve të Kosovës, i cili, sipas tij, do të thotë m​brojtje e sovranitetit dhe integritetit, do të thotë fuqizim i Ushtrisë së Kosovës.

“Me njerëz të tillë të fuqishëm ndërmarrës, mund të zhvillohet dhe fuqizohet Kosova, e jo me fjalë. Ajo çfarë na duhet është mbështetja dhe fuqizimi i kompanive si ‘Palma’, ‘Bini’ e të tjera”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se lehtësirat fiskale, të ndërmarra nga Ministria e Financave, do të vazhdojnë edhe më të tutje.

Pronari i fabrikës “Palma”, Ekrem Shahini, duke falënderuar kryetarin Veseli dhe ministrin Hamza për vizitën dhe mbështetjen e tyre, theksoi se pakot fiskale kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë prodhuese, duke lehtësuar bërjen e të bërit biznes dhe modernizimin e makinerisë së punës.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, nga ana e tij, tha se mbështetja ndaj bizneseve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks të veçantë ndaj atyre që eksportojnë produktet.

“Kemi qenë të vetëdijshëm dhe jemi të lumtur që të gjitha masat që i kemi ndërmarrë, do të kenë efekt negativ në buxhet në aspektin afatshkurtër, por në aspektin afatgjatë, do të kenë ndikim pozitiv. Dhe kështu ka ndodhur”, theksoi ministri Hamza. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si mashtrim i madh

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si mashtrim i madh

Botë
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye

Ekonomi
Kalo në kategori