Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga Prizreni, dhe ka thënë se këtë qytet e do më së shumti në botë.
Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, ku kjo parti kishte humbur në garën për Prizrenin dhe Mitrovicën.
“Unë jam krenar që jam i Mitrovicës, do të jem gjithmonë krenar që jam bashkëvendës i Isë Boletinit”, tha ai.
“Në të njëjtën kohë e dua shumë Prizrenin. Prizreni është qyteti që e dua më së shumti në botë”, shtoi Veseli, duke rrëfyer se e kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë në këtë qytet.
“Kam keqardhje. Nuk kam mllef, nuk kam hidhërim”, tha Veseli pas rezultatit të zgjedhjeve në Prizren.
“Çka do të ishte më dinjitoze për Mitrovicën sesa ta udhëheqë një kandidate për kryetare siç ka qenë Valdete Idrizi?”.
“Në rastin e Prizrenit, Shaqir Totaj është një ekspert i jashtëzakonshëm, të cilit Prizreni do t’ia shohë hairin në qeverisjen e tij”, tha Veseli, duke pohuar se në atë komunë ende nuk ka përfunduar asgjë.
“Pesë mijë vota ka qenë më përpara Shaqir Totaj. Ne duam në rend të parë që të paqtohet politikisht edhe shpirtërisht vullneti i qytetarëve. Ajo çfarë shohim në Prizren nga dëshmitë që i kemi marrë ne si Parti Demokratike e Kosovës, ka një abuzim agresiv me vullnetin e qytetarëve. Ndërkohë edhe një dhunë ndaj njerëzve që synojnë ta denoncojnë pjesën negative”, tha ai
“Besojmë shumë që sistemi i drejtësisë nuk do t’i nënshtrohet shantazhit, por do t’i nënshtrohet të vërtetës dhe të drejtës. Nuk është rregull e lojës ta marrësh vullnetin e qytetarëve, dhe ta bartësh ku të duash. Ne në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë pushtetin në të cilin nuk kemi legjitimitet qytetar”, tha ai.
Veseli njoftoi se ata do t’i ndjekin rrugët institucionale, dhe besojnë në drejtësinë e vendit aty ku edhe i kanë drejtuar ankesat. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës