LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Rezallë: Kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë

Veseli në Rezallë: Kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në manifestimin përkujtimor në fshatin Rezhallë të Skenderajt, në 18-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat serbe mbi popullatën civile. Gjatë kësaj masakre, u vranë dhe u masakruan dhjetëra civilë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë për të arritur lirinë.

Ai tha se armiku ishte i egër dhe nuk kursente askënd, as fëmijët, as gratë, as pleqtë, por edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës në përgjithësi, ishte i vendosur të mos heq dorë, me asnjë çmim, nga ëndrra për liri.


Veseli shtoi se ky fshat kishte një barrë të rëndë gjatë luftës çlirimtare, duke u bërë mburojë e gjallë e rrugës kryesore që shpinte në Shtabin e Përgjigjëm të Ushtrisë Çlirimtare në Likovc.

“Dhimbjet dhe vuajtjet ishin të mëdha, por ne ia dolëm. Ne çliruam Kosovën dhe e krijuam shtetin e pavarur dhe sovran. Ne do ta zhvillojmë ekonominë tonë. Në Kosovën e lirë do të ketë punë dhe perspektivë për të rinjtë e saj. Ne do ta fuqizojmë shtetin tonë. Ne do ta bëjmë Ushtrinë e Kosovës, për ta garantuar kufijtë  e shtetit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se Rezalla, si e gjithë Kosova, përgjithmonë do të jenë të lira dhe të sigurta.

“Ky është amaneti i dëshmorëve tanë dhe këtë amanet do ta bartim me krenari kombëtare dhe përgjegjësi shtetërore”, theksoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori