LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Në Drenas do të bëhet edhe një Park Biznesi me investitorë të huaj

Veseli: Në Drenas do të bëhet edhe një Park Biznesi me investitorë të huaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kanë vizituar Parkun e Biznesit në këtë komunë.

Me këtë rast, kryetari Veseli tha se shumë shpejt përballë Parkut të Biznesit, do të nisë ndërtimi edhe i një parku të ri, ku pritet të investojnë investitorë të mëdhenj nga Gjermania, për ta bërë këtë një qendër biznesi shumë funksionale.

“Biznese të shumta gjermane janë të interesuara dhe do të vijnë të investojnë në parkun e ri të biznesit në Drenas. Ne duhet të bëjmë strategjinë e derregullimit të ekonomisë, që nënkupton thjeshtësimin e procedurave që sjellin investitorë të mëdhenj në Kosovë”, tha Veseli.


Kurse Ramiz Lladrovci, vuri në dukje se Parku i Biznesit në Drenas, është shembull i mirë i të bërit biznez, duke theksuar përkushimin e tij për të mbështetur prodhimtarinë vendore.

“Komuna e Drenasit do të jetë në shërbim të bizneseve dhe krijimit të kushteve për funksionimin sa më të lehtë të tyre, duke iu qëndruar pranë dhe duke hequr çdo pengesë të mundshme burokratike”, tha Lladrovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori