Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në takimin me delegacionin amerikan nga Iowa, i cili po mbahet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ka thënë se Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë amerikane dhe se miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme.
Në fjalën e tij para mbi 50 mysafirëve amerikanë, Veseli ka bërë një rezyme të dhjetë vjetëve të funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
“Në këtë sallë, para 10 vjetësh, Kosova, shtëpia juaj e dytë, shpalli pavarësinë. Historia që e sjellë 17 Shkurtin e vitit 2008 është plot dhimbje e lavdi. Janë më shumë se 100 vjet përpjekje e brezave, për liri dhe pavarësi. Një ideal që nuk u shua nga asgjë. Por, kjo epokë i takon së kaluarës, asaj që mbetet kujtim dhe frymëzim për ne. Shteti i Kosovës tash është realitet”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se Kosova këtë vit ka mbushur një dekadë pavarësi dhe dy dekada liri, periudhë kjo gjatë të cilës shteti ynë ka bërë hapa gjigantë në konsolidimin e vet: ka ndërtuar institucione të qëndrueshme, ka ndërtuar nga e para këtë tokë, me rrugë nga më modernet në rajon, me qindra shkolla të reja, me një polici shembull, me një forcë ushtarake shumë profesionale, janë hapur fabrika dhe po ndërton gradualisht një shtet ligjor, ku secili qytetar është i barabartë.
Krejt këto dhe shumë të tjera, shtoi Veseli, nuk janë vetëm meritë e vendorëve, por janë kontribut i gjithë miqve ndërkombëtarë.
“Është kontribut i veçantë edhe i secilit prej jush që na keni ndihmuar për një arsim më cilësor, një ushtri më profesionale, për avancim të bujqësisë e kulturës. Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë tuaj. Ne jemi shtete mike tash e 10 vjet, prej se kur Kosova është shtet, dhe do të jemi për jetë e mot. Për ta ndihmuar njëri-tjetrin, për ta forcuar çdo vit e më shumë lidhjet tona. Zoti e bekoftë Amerikën, Iowen dhe Kosovën”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Delegacioni amerikan kryesohet nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas.
Në takim po marrin pjesë anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës