LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot në Podujevë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap.

Veseli theksoi se pas 11 qershorit dëshirojnë që Kosovës t’i hapet një përspektivë e re me zhvillim ekonomik.


Kreu i PDK-së ripërsëriti se orientimi kryesor i Fillimit të Ri do ëq jetë tërësisht në zhvillimin ekonomik, në përkrahjen e bizneseve, krijimin e vendeve të punës.

Derisa theksoi se do të dyfishohet buxheti në bujqësi nga 60 sa është tani në 120 milionë euro. Fuqizimi i grave dhe të rinjve, Veseli shtoi se do të jetë prioritet tjetër i tyre.

Ndërsa tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa respektuar pensionistët, të cilëve do t’iu rritet pensioni per 25 përqind por edhe rehabilitimin e tyre pasi sipas tij kanë lënë jetën duke punuar.

Veseli u ka kërkuar ish luftetarëve që të punojnë me përkushtimin sikurse në luftë por tani në ekonomi dhe zhvillim ekonomik.

Veseli shtoi se Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë.

Lideri i PDK-së gjatë tubimit në Podujevë tha se Llapi është i vetmi vend që ka heroin e gjallë, Adem Demaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori