LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova do të sigurojë njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB 

Veseli: Kosova do të sigurojë njohjen nga Serbia dhe ulësen në OKB 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas takimit me delegacionin shtetëror të dialogut se në këtë proces, Kosova bashkë me partnerët strategjikë do të sigurojë njohjen e pavarësisë nga Serbia në kufijtë e 17 shkurtit 2008 si dhe ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Veseli ftoi sërish partitë opozitare që po bojkotojnë procesin e dialogut, që të marrin përgjegjësitë ndaj shtetit e t’i lënë anash interesat e ngushta elektorale.

“Ju e dini, pothuajse çdo ditë jemi duke marrë letra dhe nga takimet po marrim qëndrime shumë zyrtare të SHBA-ve dhe BE-së për procesin e dialogut. Siç duket, LDK-ja, në mënyrë të veçantë, po e sheh se nuk është rendi i zgjedhjeve. Dhe sa më shumë po flasim për procesin e dialogut, ata po intensifikojnë çështjen e procesit zgjedhor, si një mënyrë për të përfituar politikisht. Unë do ta thosha këtë: është mirë të merren përgjegjësi e të mos mendohet vetëm për ego politike dhe rehabilitime, në momente shumë vendimtare për vendin. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë”, tha ai.


Veseli më tej shtoi se vendimmarrja do të jetë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Është Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe çdo vendimmarrje e cila do të bëhet për Kosovën do të jetë me 2/3 e Kuvendit. Po ashtu, është referendumi ku do të vendosin vetë qytetarët tanë”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori