LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova e zhvilluar është nderimi më i madh që mund t’u bëjmë heronjve

Veseli: Kosova e zhvilluar është nderimi më i madh që mund t’u bëjmë heronjve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së re të dëshmorit të kombit, Edmond Hoxha, në Junik.

Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit tha se vendosja e kësaj shtatoreje të re në qendër të Junikut, është nderim për figurën e ndritur të heroit Edmond Hoxha, por, njëkohësisht, është edhe një mesazh reflektimi që të kihet kujdes në mënyrën se si i nderohen heronjtë.

Veseli tha se qytetet dhe sheshet tona janë të mbushura me shtatore heronjsh, të cilët meritojnë të vendosen në ato vende, por në shumë raste cilësia artistike e këtyre shtatoreve është jashtë mase e dobët.


E tillë, shtoi Veseli, ishte edhe shtatorja paraprake e Edmond Hoxhës këtu në qendër të Junikut.

“Kur isha herën e fundit në vizitë zyrtare në Junik u preka nga cilësia e dobët e shtatores. Bashkëbisedova me miq, artistë e bashkëluftëtarë dhe vendosëm ta ndërtojmë një shtatore të re për heroin tonë Edmond Hoxha. Jam i lumtur që ky premtim u realizua shpejt”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Veseli tha se vendosja e shtatores së Edmondit në qendër të Junikut, njërit prej luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, ka domethënie të shumëfishtë.

“Ne nderojmë veprën e tij në shërbim të atdheut dhe njëkohësisht edhe traditën e madhe patriotike të Junikut. Ishte pikërisht kjo traditë që frymëzoi Edmond Hoxhën, prandaj ai nuk është një hero i rastit”, tha Veseli.

Ai tha se fokus i punës duhet të jetë përqendrimi i të gjitha energjive në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në hapjen e vendeve  të reja të punës, në ngritjen e cilësisë në arsim e shëndetësi, në sigurimin e shërbimeve publike efikase për qytetarët, në përkrahjen e sipërmarrësve që duan të punojnë e prodhojnë në vendin e tyre dhe në shndërrimin e komunave tona nga qendra të burokracisë shtetërore, në qendra të zhvillimit ekonomik lokal.

“Një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht, një shoqëri e begatshme për qytetarët e saj – ky është nderimi më i madh që mund t’u bëjmë heronjve tanë që dhanë jetën për liri”, theksoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori