LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kisha në Llapushnik, simbol i bashkëjetesës fetare

Veseli: Kisha në Llapushnik, simbol i bashkëjetesës fetare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në ceremoninë e shugurimit të kishës “Shën Abrahami”, në Llapushnik të Drenasit.

Veseli ditën e sotme e konsideroi të veçantë për besimtarët katolikë të Llapushnikut dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi – simbol i luftës së UÇK-së.

Ai tha se Kosova mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë ndërfetare, por që në fakt, është diçka më e madhe se toleranca: është bashkjetesa midis qytetarëve të besimeve të ndryshme.


Sipas kryeparlamentarit Veseli, sondazhi tregon se qytetarët e Kosovës janë qytetarët me solidarë, jo vetëm rajon, por në nivel evropian e global, për të cilën, meritë të veçantë kanë udhëqësit fetare të të gjitha besimeve tona.

“Për ne, feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Prandaj, nuk është e rastësishme që nga kjo tokë e bekuar doli edhe simboli më i madh i bamirësisë në botën bashkëkohore, Nënë Tereza. Ne do të vazhdojmë të jemi bashkatdhetarë të denjë të saj, duke ruajtur dhe kultivuar traditën e harmonisë fetare, e cila gjithandej botës po i habitë njerëzit që punojnë për paqen dhe mirëkuptim midis popujve dhe religjioneve. Ne do të vazhdojmë t’i ruajmë si pasuri kombëtare, identitetet e ndryshme fetare të vendit tonë”, theksoi Veseli, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, shtoi kryetari i Kuvendit, po garantohet e ardhmja e vendit tonë, zhvillimi dhe integrimi i tij në familjen e shoqërive të lira dhe demokratike, duke dhënë, gjithashtu, shembullin se si bota mund të qëndrojë e bashkuar në dallimet e saj.

“Në fund dua të them dy fjalë për qytetarët e Llapushnikut. Nga sot, krenarisë suaj si fshat i rezistencës për liri, i shtohet edhe krenaria e të qenit fshat i bashkëjetesës fetare. Qëndroni të bashkuar në këto vlera, sepse Kosova krenohet me ju. Urime dhe e gëzofshi këtë tembull të ri”, tha në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori