LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Japonia do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

Veseli: Japonia do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

Sot gjatë vizitës në Tokio, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin japonez, Wakamiya Kenji.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë zgjerimin e tyre.

Veseli bëri një ekspoze të përgjithshme të raporteve ndërkombëtare të Kosovës dhe vizionin që ndjek Kosova në raport me rajonin dhe integrimet euro-atlantike.


Kenji nga ana e tij, potencoi qëndrimin konsistent të shtetit japonez në mbështetje të synimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës në Tokio

Kryetari Veseli foli për procesin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe me këtë rast kërkoi që Japonia të mbështesë këtë proces.

Kenji theksoi se prezenca e Kosovës në këto organizata është në dobi të të gjithëve.

“Ne ju kemi njohur ndër të parët, duam të kemi marrëdhënie praktike mes dy vendeve tona dhe është në duart tona që kjo të ndodhë”, tha Kenji.

Në fund të takimit, kryetari Veseli ftoi Kenji që të vizitojë Kosovën me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit te saj, ftesë e cila u mirëprit përzemërsisht prej tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori