LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Jam i tronditur që Kurti po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së

Veseli: Jam i tronditur që Kurti po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi Ambasadori  Grenell, demantoi për përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Veseli ka thënë se ndihet i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së.

“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së. PDK vlerëson punën e Ambasadorit Grennell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar në përpjekjet e SHBA-së për paqen në Ballkan”, ka shkruar Veseli.


Grenell demanton Zyrën e Kryeministrit rreth telefonatës me Kurtin - i kemi bërë të qartë se tarifa po dëmton ekonominë e Kosovës
Lexo po ashtu Grenell demanton Zyrën e Kryeministrit rreth telefonatës me Kurtin - i kemi bërë të qartë se tarifa po dëmton ekonominë e Kosovës

Zyra e Kurtit kishte deklaruar se gjatë bisedës që ka pasur me Grenellin, i është konfirmuar se ndihma ndaj Kosovës nuk do të ndalet.

Ndërkaq Grenell ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, duke i quajtur të pavërteta.

Ai ka thënë se, SHBA i ka bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm janë duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe SHBA’ja nuk do t’i çonte dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori