Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në konferencën e fundvitit të bankës Pro Credit, ku morën pjesë përfaqësues të shumtë të komunitetit të biznesit.
Veseli ka përgëzuar tërë sektorin bankar për këtë vit të suksesshëm.
“Shumica e institucioneve financiare ndërkombëtare e vlerësojnë sektorin financiar në Kosovë si ndër më të suksesshmin në Evropën Juglindore”, ka thënë ai. Sipas Veseli, borxhet e këqija në Kosovë e kanë normën edhe më të ulët se ato në Evropë, por duhet të diskutohet hapur edhe për ngecjet dhe trendin e pamjaftueshëm ekonomik.
“Sistemi bankar duhet ta gjejë rolin e vet në zhvillimin ekonomik”, ka thënë Veseli.
Kreu i Kuvendit ka thënë se është e thjeshtë të konstatohet se vetëm normat e interesit janë të larta, por do duhej të shqyrtoheshin edhe shumë faktorë të tjerë, ku prej më të rëndësishmëve është edhe kapitali njerëzor.
Ai ka thënë se duhet të shqyrtohet më shumë seriozitet çështja e reformave në arsim, në mënyrë që punëtorët tanë të jenë konkurrues me vendet e rajonit.
“Nuk mund të pretendojmë që kemi resurs kryesor burimet njerëzore, ndërsa në anën tjetër të jemi ndër vendet e radhitura shumë poshtë për nga njohuritë dhe cilësia e arsimit e të rinjve tanë”, ka thënë Veseli.
Në mënyrë që të përmbushim kërkesat e tregut për fuqi adekuate punëtore, kryeparlamentari Veseli ka thënë se duhet të mendojmë për krijimin e një skeme të ngjashme me vendet si Gjermania apo Zvicra, të marrjes së zanatit dhe kjo të rregullohet me ligj.
Kreu i Kuvendit ka thënë se duhet të eliminohet edhe burokracia e tepërt institucionale dhe të thjeshtohen sa më shumë që munden të gjitha procedurat.
“Sa më shumë kërkesa për leje, licenca apo kërkesa për autorizime nga burokratët, aq më shumë krijojmë hapësirë për korrupsion”, ka thënë Veseli.
I pari i Kuvendit ka folur edhe për forcimin e rendit e ligjit dhe ndikimin që mund të kenë në minimizimin e riskut të kreditimit. Ai ka theksuar edhe mungesën e një koncensusi të përgjithshëm për perspektivën ekonomike.
“Lufta politike e ngatërruar me çështje artificiale politike nuk po krijon hapësirë për ekonominë që të dalë në sipërfaqe. Është për të ardhur keq sesi nuk zgjidhen mjete për të bërë politikë dhe kjo e tëra shkon në dëm tëperspektivës ekonomike dhe integrimeve evropiane”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.
Sektori privat, sipas Veselit, do të duhej të ishte shumë më kërkues dhe më prezent në krijimin e platformës politike në vend.
Në fund, kryeparlamentari Veseli i ka ftuar të gjithë që së bashku t’i bëjnë reformat e domosdoshme për Kosovën me perspektivë të qartë dhe të sigurt ekonomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania