LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Fahri e Bahri Fazliu, shembuj të guximit dhe sakrificës për atdhe

Veseli: Fahri e Bahri Fazliu, shembuj të guximit dhe sakrificës për atdhe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në 20-vjetorin e rënies së heroit të kombit Bahri Fazliu, bëri nderime dhe vendosi lule te lapidari i dy heronjve, Fahri e Bahri Fazliu, në Llaushë të Podujevës.

Kështu kanë thënë nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në komunikatën e dërguar për media.

Veseli, në fjalën e tij tha se historikisht familja kosovare ka qenë qendër e rezistencës për liri dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të këtij fakti është familja Fazliu nga Llausha e Podujeves, në të cilën u rritën dy djem, dy trima, dy heronj të lirisë, Fahri dhe Bahri Fazliu.


Veseli tha se të dy vepruan në një kohë kur të paktë ishin ata që besonin tek lufta për liri. Ata, shtoi Veseli, besonin tek fuqia e popullit tonë për ta arritur çlirimin dhe nuk u gabuan.

“Fahriu ra dëshmor në fillimet e Lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës, bashkë me ideologun e lëvizjes studentore, Afrim Zhitinë. Ata u bënë shembull i guximit dhe sakrificës për atdhe për të gjithë ne. Bahriu nuk u dekurajua nga humbja e vëllait të tij. Vazhdoi edhe më fuqishëm aktivitetin ilegal. Ishte njeriu i penës dhe i pushkës”, theksoi ai.

Sipas tij, 20 vite më parë Bahriu ra dëshmor njësoj si Fahriu, por rruga për të cilën ai jetoi e veproi tanimë ishte hapur.

“Rruga e lirisë ishte bërë e pakthyeshme, falë veprimtarisë atdhetare të djemve të tillë si Fahri e Bahri Fazliu. Ne do t’i nderojmë gjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetojë vepra e tyre e madhe: liria dhe pavarësia e Kosovës”, tha Veseli. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori