LAJMI I FUNDIT:

Veseli e Busek, bashkë për marrëveshjen e demokracit

Veseli e Busek, bashkë për marrëveshjen e demokracit

Projekti është program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar Erhard Busekun, drejtues i Fondacionit ERSTE nga Austria.

Veseli dhe Busek nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe Fondacionit ERSTE, për zbatimin në Kuvendin e Kosovës të Projektit “Punëtoritë për demokraci/Demos-ti”.


Duke e falënderuar Busekun për përkrahjen që Fondacioni po i jep Kuvendit të Kosovës nëpërmjet këtij projekti, kryeparlamentari theksoi edhe njëherë përkushtimin e legjislativit të vendit për rritur edhe më tej transparencën para publikut dhe për t’i ofruar qasje sa më të madhe qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Projekti “Punëtoritë për demokraci/Demos-ti”, është projektuar si program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend, funksionimin e Kuvendit, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe rolin e mediave në një shoqëri pluraliste.

Projekti zbatohet në formë të punëtorive, në të cilat fëmijët, me ndihmën e trajnerëve, nëpërmjet një përmbajtjeje interaktive dhe në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, mësojnë se si funksion demokracia.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori