LAJMI I FUNDIT:

Veseli e Bulliqi tregojnë çka presin nga debati i nesërm për Demarkacionin

Veseli e Bulliqi tregojnë çka presin nga debati i nesërm për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas përfundimit të takimit konsultativ me shefat e grupeve parlamentare dhe deputetët iniciues të debatit për demarkacionin me Malin e Zi, ka shprehur besimin se me këtë gjithëpërfshirje dhe transparencë do të arrihet në një përfundim pozitiv.

Ai i tha gazetarëve se po bëjnë gati një vit që kjo temë ka qenë e hapur dhe asnjëherë në kuvend nuk kanë mundur të debatojnë.

“Është një lajm i mirë dhe jam i kënaqur për këtë konsensus që të kemi një debat për çështje e kufirit që është bërë interes për qyfterët tonë. Po besojmë që me këtë gjithëpërfshirje dhe transparencë do të arrijmë në një përfundim pozitiv. Nesër kemi një pjesëmarrje masive. 16 organizata joqeveritare, 28 ambasada”, ka thënë ai.


Veseli shtoi se janë pajtuar edhe me iniciuesit për mbarëvajtjen e kësaj tryeze dhe beson që dita e nesërme do të qartësojë shumë gjëra për qytetarët.

Pas takimit konsultativ në Kryesinë e Kuvendit, për debatin e nesërm për demarkacionin me Malin e Zi, ka folur edhe deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se synimi i këtij debati është të ketë informacione të mjaftueshme rreth këtij procesi dhe të vihet deri në përfundim të kësaj çështje.

Bulliqi, i cili është njëri nga iniciuesit e debatit për demarkaconin, tha se në takim ishin ftuar edhe deputetë që kanë qenë pjesë e këtij debati.

bulliqi

Bulliqi më shumë u ndal te agjenda që është paraparë në këtë debat, duke treguar se do të fillojë në ora 10:00, ku Komisioni Shtetëror për demarkacion edhe grupi i ekspertëve do t’i ballafaqojnë faktet.

“Fjalët hyrëse do t’i mbajnë Presidenti, kryeministri dhe ambasadori amerikan, Delawie. Në fund do të jepet mundësia pjesëmarrësve tjerë në këtë debat, deputetët me pyetje t’iu drejtohen komisionit shtetëror, por edhe ekspertëve. Koha do të jetë e barabartë për të dyja palët, por ne presim rezultate pozitive në marrjen e vendimeve. Në fund të këtij debati, komisioni shtetëror dhe grupi i ekspertëve do të shkojnë me konkluzione”, tha ai, transmeton KP.

Bulliqi shtoi se esenca e thirrjes së këtij debati ka pas synim që të ketë informacione të mjaftueshme rreth këtij procesi dhe të vihet deri në përfundim të kësaj çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori