LAJMI I FUNDIT:

Veseli dhe O’Connell diskutojnë për avancimin e raporteve midis dy shteteve

Veseli dhe O’Connell diskutojnë për avancimin e raporteve midis dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e tyre në ardhmen.

Ambasadori britanik uroi Veselin për rizgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për punën që ka bërë gjatë legjislaturës së kaluar.

Kryeparlamentari Veseli, pasi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimet me rastin e rizgjedhjes, potencoi ndihmën që Parlamenti britanik i ka dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës për vite me radhë, por edhe rëndësinë që ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Në takim, po ashtu, është diskutuar për vazhdimin e projektit për rekrutimin e kandidatëve për pozita të larta në institucione publike të Kosovës, i cili ishte nënshkruar vitin e kaluar dhe ka për synim fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori