Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kaluar mbrëmjen e të shtunës së bashku me qytetarët e Mitrovicës. Ai ka bërë iftar së bashku me qytetarët dhe mandej në qendër të qytetit ka shikuar ndeshjen Juventus – Real Madrid, që ishte organizuar nga PDK-ja në këtë qytet.
Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në iftarin që është shtruar në afërsi të Liqenit Artificial që është në përfundim e sipër në Mitrovicë.
Të pranishëm ishin edhe strukturat drejtuese të PDK-së në këtë qytet dhe kandidatët për deputetë, Jehona Shyti, Drita Kadriu, Rrustem Musa e Abdyl Salihu.
Kryetari Veseli pas mirëseardhjes që ju uroi në iftar, tha para qytetarëve se është kënaqësi e madhe kur sheh një projekt madhështor sikur Liqeni Artificial, që e ka ndërruar pamjen e kësaj pjese të qytetit. “Projekte madheshtore si ky, sikur Sheshi i qytetit, Qendra multisportive, Palestra e sportit, Fabrika e ujit etj, kanë nisur në kohën e qeverisjes së PDK-së në Mitrovicë, prandaj qytetarët e kanë kuptuar se kush mund të bëj punë të mëdha dhe kush mjaftohet në fjalë boshe”.
Ai ka thënë para qytetarëve të mbledhur aty, se me “Fillimin e Ri”, do të nisin projekte të tjera të mëdha në Mitrovicë dhe në gjithë Kosovën. “Fitorja e “Fillimit të Ri” në zgjedhjet e 11 qershorit është fitore për zhvillimin ekonomik, është fitore për fëmijët tanë, është fitore për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.
Pas iftarit kryetari Veseli ju është bashkuar qytetarëve që ishin mbledhur në një organizim të të rinjve të PDK-së në qendër të qytetit, për ta shikuar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi