LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Agjenda evropiane mbetet prioritet yni

Veseli: Agjenda evropiane mbetet prioritet yni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim, Christian Danielsson, si dhe drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting, me të cilët ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në Strategjinë për Zgjerim të BE-së.

Kryeparlamentari Veseli i njoftoi zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, hapat që ka bërë dhe që po bënë Kosova në rrugën e saj të integrimit, duke përmbushur kriteret e parapara në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, njofton Telegrafi.

Kreu i Kuvendit potencoi vendosmërinë e Kosovës për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën evropiane dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që ajo ka para vetes.


“Agjenda evropiane mbetet prioritet yni, për të cilin kemi konsensus të plotë brenda spektrit politik. Kosova do të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe është duke bërë reformat e nevojshme në këtë drejtim”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në BE, Christian Danielsson, tha se Kosova ka perspektivë të sigurt për tu bërë pjesë e familjes evropiane dhe Strategjia e Zgjerimit ka konfirmuar gatishmërinë e BE-së për t’i ofruar Kosovës bashkëpunim dhe mbështetje në rrugën e saj integruese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori