Jan Vertonghen ka thënë se nuk ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Tottenhamin dhe kërkon aventurë të re. 

Mbrojtësi do të mbush 33 vjet këtë javë dhe marrëveshja e tij me Spurs skadon në fund të këtij sezoni.


“Dua të nënshkruaj me klubin e duhur. Mund të jetë edhe Spurs, ose një klub tjetër".

TELEMMGLPICT000188485098 transuOv8qdqAtg5F Rc30df4dd0pTOQ2KK2oDJF6rwL0nxg

“Duhet të jetë një klub me ambicie. Unë dua të luaj në Evropë, pasi kombëtarja është e rëndësishme për mua", ka thënë ai.

Vertonghen mund të shkojë në Itali ose Spanjë, ku kërkon të mësojë një gjuhë të re.

"Mund të duket e çuditshme, por që nga kriza e coronavirusit ka pasur më shumë interes. Unë jam lojtar i lirë dhe disa klube mund të mos kenë shumë para", nënvizoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app