LAJMI I FUNDIT:

Version i bukur, elegant e sportiv i Alfa Romeos (Foto)

Version i bukur, elegant e sportiv i Alfa Romeos (Foto)

Ideja për modelin e ri sportiv të Alfa Romeo vjen nga kompania polake, Breshke Design.

Alfa Romeo Furia është i frymëzuar nga modelet e kaluara të Alfas dhe modelet e tanishme moderne, transmeton Koha.net. Kombinimi i tillë e bën këtë model të duket i bukur, elegant dhe sportiv.


Autori i këtyre fotografive jozyrtare thotë se Alfa Romeo Furia, ndër të tjera, frymëzohet nga Alfa 33 Stradale dhe GTV Spider dhe karakterizohet me mbrojtësit anësorë, dyert të cilët hapen në ajër, dritat e pasme LED, difuzer i pasmë, tubat e shkarkimit të gazrave në formë të gjashtëkëndëshit, si dhe me interier prej lëkure me ngjyrë të kafenjtë.