“Bëni çfarë të doni, por ju lutem pa viktima”. Kështu mendojnë shumë serbë në veri të Kosovës, të cilët janë mësuar me kriza në dy dekadat e fundit. Në rportazhin e Deutsche Welle nga veriu i Mitrovicës, serbët tregojnë se si do t’ia dalin pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Rruga prej Serbisë deri në veri të Mitrovicës përmes Podujevës (Besiana) vazhdon pa asnjë problem. Nuk ka ndalime apo pritje të gjata në kufi, në veçanti nëse në kufi ndërron targat e Serbisë dhe i vendos ato të Kosovës.
E kur mbërrijmë në Mitrovicë, në orët e para të mëngjesit, në rrugë sheh kryesisht vetëm policë. Shumë policë – në çdo hap. Por pak më larg shohim edhe radhë të gjata para bankave dhe bankomatëve. Njerëzit duan të tërheqin para.
“Po presim, sepse tani ka para mjaft. Por mund të ndodhë që as para të mos ketë, sepse ka ndodhur edhe më parë. Nuk do të ishte hera e parë”, thotë një burrë i moshuar dhe sugjeron: “Nëse keni nevojë për para, futuni në rend, sepse nuk i dihet”, thotë ai.
Në dyqane ka mjaft mallra
Në dyqane nuk sundon rrëmujë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për futjen e taksave 100 % në mallrat që vijnë nga Serbia. Mallra ka mjaft, shitësit thonë se kanë edhe rezerva.
“Kemi pak mungesë të qumështit, mallra të tjera kemi mjaft, ndërsa çmimet nuk kanë ndryshuar“, thotë shitësi Zhivorad Todoroviq.
“Do t’ia dalim edhe disa ditë me këto mallra që kemi. Shpresojmë se këta tanët nga qeveria e Serbisë, por edhe nga qyteti i Mitrovicës, do ta zgjidhin problemin. Nuk mund të vazhdojë kështu – njerëzit po vuajnë, fëmijët nuk kanë qumësht. As të moshuarit, askush. Rezervat po pakësohen gjithnjë e më shumë, sepse askush nuk ka magazina tepër të mëdha për të krijuar rezerva të mëdha mallrash”, tha ai.
Zhivoradi pranon të flasë me gazetarë, por shumë të tjerë jo. Njerëzit këtu, siç thonë, janë ngopur me të gjitha. Megjithatë ata thonë se tani nuk kanë frikë për luftën me taksa, por nuk është e njëjta situatë nëse kjo vazhdon pafund.
“Unë kam rezerva të qumështit në shtëpi edhe për një apo dy ditë”, thotë një grua e moshuar, e cila ka dalur të shëtisë me nipin e saj. “Ky vërtet është një problem i madh, e ne për fat të keq jemi mësuar që gjithmonë të mungojë diçka“, thotë një tjetër. “Unë jetoj vetëm, nuk kam nevojë për shumë gjëra, ndaj nuk është ndonjë problem i madh. E dini atë – mund të jetosh edhe pa atë që nuk e ke”, tha ai.
As gazetat e ditës nuk kanë mbërritur këtu nga dita e enjte. Por në rrugë mund të shohësh persona me gazetën “Informer” në dorë.
“Pse thoni që nuk ka, të gjitha i kemi“, thotë njëri me këtë gazetë në dorë.
Rrugët alternative
Ivan Miletiq, pronar i një dyqani ku shiten edhe gazetat dhe gjërat shtëpiake, shpjegon se këto gazeta kanë shkuar në adresën e njerëzve dhe nuk kanë ardhur përmes dyqanit.
“Ndoshta i ka sjellë dikush nga Rashka, sepse përmes distributorëve nuk ka mbërritur asnjë gazetë dhe mallra të tjera, prej ditës së enjte“, thotë Ivani. Tani po jetohet nga rezervat, por rezervat mund të zgjasin deri në fund të javës. E pastaj?
Ndërkohë shohim një makinë nga e cila nxirren kuti me qumësht. Në pyetjen prej nga vjen ky qumësht, dëgjojmë një përgjigje me nguti: “Ekzistojnë rrugët alternative – mali punon”.
Këtu ai flet për rrugët e shumta jolegale për furnizim me mallra, por as këto nuk janë më të sigurta, sepse flitet se shqiptarët kanë shkuar me KFOR-in deri te këto rrugë në mal. Ata kanë nisur kontrollet edhe në këto rrugë, të cilat mund të mbyllen. “Ata mund të marrin edhe makinën dhe të arrestojnë, ndërsa ne shkojmë për të marrë vetëm disa gjëra”, tha ai.
“Nga frika janë përgjysmuar edhe lindjet”
Banorët e Mitrovicës do të mblidhen sërish për protesta në qytet. Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, i bën thirrje pas një takimi të shtabit të krizës nga katër komunat e veriut të Kosovës që njerëzit të mos bien pre e provokimeve. Ai thotë se provokimet do të vazhdojnë. Krahas qytetarëve, më të cënuarat janë institucionet, si qendra shëndetësore por edhe qendra studentore, e cila duhet të ushqejë 5000 studentë.
“Prishtina me vendimin e saj po cënon jetën e njerëzve mbi baza etnike“, thotë drejtori i Qendrës Shëndetësore, Milan Ivanoviq. Ai pohon se Qendra ka probleme në furnizimin me medikamente, materialet për spital dhe gjërat e tjera të domosdoshme.
“Deri tani kemi mjaft gjëra për të trajtuar të gjitha pacientët, por nëse kjo vazhdon, atëherë me siguri që do të kemi probleme. Nga frika prej shqiptarëve, javën e fundit kemi pasur përgjysmë më pak lindje, ndërsa tri ditët e fundit kemi pasur në spital vetëm një lindje, që është shumë më pak se zakonisht. Problemet më të mëdha i kemi me mungesën e oksigjenit, sepse për më shumë se një muaj nuk e kemi miratimin e Ministrisë kosovare të Shëndetësisë për mallra të reja”, thotë Ivanoviq.
“Skenarët e përgatitur”
Gazetarja e portalit “Kossev” Milica Andriq-Rakiq, mendon se situata pas masave të fundit ëshë shumë më serioze se më parë.
“Deri tani, gjithmonë kur ka pasur ndonjë krizë ekonomike apo politike, kemi pasur përshtypjen se jemi me ndonjë emision televiziv dhe se bëhet fjalë për ndonjë shfaqje të dakorduar mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi zonë interesi mes dy qeverive, dy presidentëve, dy kuvendeve dhe ata na përjetojnë neve si një treg për ngritjen e kapitalit të tyre politik. Çdoherë kur dikujt i bie vlera tek votuesit, atëherë vjen këtu dhe krijon ndonjë trazirë. Kam frikë se kësaj radhe nuk kemi krizë të orkestruar, se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë krizë”, tha gazetarja serbe.
DDuket se vendimi i qeverisë së Kosovës është disi pjesë e një fushate. Por mediat serbe nuk e kanë regjistruar se ky vendim është marrë vetëm një ditë para seancës së Parlamentit, ku është folur për mossukseset dhe skandalet e ministrisë së Jashtme të Kosovës”, thotë Milica Andriq-Rakiq.
Ajo mendon se ngritja e taksave për 100% e ka vazhduar kohëzgjatjen e Ramush Haradinajt dhe qeverisë së tij.
Me këtë konstatim është dakord edhe Rada Trajkoviq, ish-politikane e Kosovës dhe kryetare e organizatës joqeveritare “Lëvizja Evropiane në Kosovë”.
“Unë mendoj se ky vendim i qeverisë është politik, e shkaku është që kryeministri Ramush Haradinaj është kundër ndarjes së Kosovës dhe në këtë mënyrë ka dashur të ndalojë apo ndërprejë negociatat mes Vuçiqit dhe Thaçit. Por me këtë vendim janë cënuar edhe fqinjtë e mi shqiptarë”, tha Trajkoviq.
“Por duhet ditur se monopolin e importit në Kosovë e kanë biznismenët shqiptarë, të cilët paguajnë shumë të mëdha parash për një vit. Asnjë serb nuk ka monopol në importin e asnjë malli nga Serbia. Të cënuar janë pra sipërmarrësit shqiptarë, por edhe populli shqiptar, sepse e shoh që edhe buka është shtrenjtuar. Ne gjithmonë kemi qenë një hapësirë për kontrabandë, e në situatën më të re hapet mundësia për kreativitet edhe më të madh“, mendon Trajkoviq.
Pikërisht për këtë shkak pritet që vendimi të tërhiqet shpejt.
“Jemi mësuar”
Nga ana tjetër, gazetarja Milica Andriq-Rakiq nuk beson se do të ndodhë kjo, sepse kjo do të ishte vetëvrasje politike e kryeministrit Haradinaj. Ajo rikujton deklaratën e tij, se çdo qytetar ka të drejtë të shkojë në Serbi dhe të furnizohet me mall në vlerë deri në 200 euro për person. Ai ka bërë llogarinë se në një makinë private mund të futet mall në vlerë deri në 800 euro, që mjafton për një muaj.
“Njerëzit janë të habitur me të gjitha”, thotë Andriq-Rakiq.
“Ngritja e parë e taksave prej 10% ka qenë deri diku logjike në krahasim me këtë prej 100%. Por, them se njerëzit këtu janë mësuar me masa të ndryshme dhe me kriza të vërteta apo të imagjinuara. Këtu kemi këtë atmosferë: Mund të bëni çfarë të doni, por pa viktima”, thotë gazetarja. Por ajo paralajmëron se “edhe krizat e paramenduara mund të shkallëzojnë dhe të dalin jashtë kontrollit. Ndonjëherë nevojitet vetëm një person që të shkallëzohet gjendja. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025